Liria ekonomike në Bullgari vazhdon të ulet sipas analizës së fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut (IPI) të kryer së bashku me Institutin Kanadez “Frejzër”.
Në studimin “Liria ekonomike në mbarë botën 2023”, Bullgaria është në vendin e 43-të mes 165 vendeve dhe territoreve. Një vit më parë, ajo ishte në vendin e 23-të, për shkak të regjimit më liberal gjatë pandemisë Covid. Renditja merr parasysh shkallën e lirisë ekonomike, mbrojtjen e të drejtave pronësore, sistemin gjyqësor, rregulloret e qeverisë, inflacionin, si dhe vështirësitë me të cilat përballen bizneset dhe qytetarët. Vendi prezantohet më dobët në fushën e ligjit dhe gjykatave. Ndërsa taksa e sheshtë, tarifat dhe taksat e ulëta, liria e lëvizjes, paratë dhe njerëzit, si dhe një monedhë e qëndrueshme janë pikat e forta të saj, theksohet në renditje.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..