Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kanatica” frymëzon një festival bullgar në Kanada dhe një projekt kurioz muzikor

Foto: bcsbc.ca

Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes popullore bullgare. Ideja është që në një vend të mblidhen shumë nga traditat tona folklorike dhe në këtë mënyrë të tregohet gjurma vendase në historinë e qëndistarisë botërore dhe të motiveve folklorike.


Në festival priten pjesëmarrës nga Toronto, Calgary, Montreal, Denver, Los Angeles, San Diego dhe Vancouver. Mysafire speciale nga Bullgaria do të jetë Diljana Kurdova me librin e saj "Mendime për kostumin popullor të grave bullgare".

E ka emrin "Kanatica” albumin i përbashkët i Ivan Shopov dhe Kuartetit "Avigeja".


Ivan Shopov është një artist me shumë fytyra – artist, muzikant elektronik, DJ, producent... Me projektet e tij të ndryshme, ai e vendos folklorin bullgar në një mjedis më të avancuar muzikor. Këto kërkime përkojnë me vizionet për ringjalljen e folklorit bullgar të katër vajzave nga formacioni vokal "Avigeja". 


Kështu, në vitin 2017 ato krijuan së bashku albumin "Kanatica", në të cilin prezantojnë “leximin” e tyre të këngëve të preferuara popullore bullgare. Në mesin e tyre është edhe “Dielli po ndriçon” me pjesëmarrjen e pianistit Dimitër Bodurov.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bcsbc.ca, Facebook / Ivan Shopov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD