Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në orën 20:15 me orën lokale. Pas kësaj do të ketë koncerte në Heerlen më 22 shtator, në Herford më 23 shtator, në Kopenhagë më 24 dhe 25 shtator, në Bremen më 26 shtator, në Wrocław më 28 shtator dhe në Stari Saç më 29 shtator.
Kori "Zërat bullgarë - Engjëjt" u krijua në vitin 1991. Ai përfshin këngëtarë folklorikë nga pjesë të ndryshme të vendit dhe tregon traditën bullgare si një përzierje të folklorit dhe traditës klasike. Ai ka dhënë koncerte dhe është duartrokitur nga publiku në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Zvicër, Rusi, Austri, Spanjë, Francë, SHBA, Kanada, Meksikë etj.
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..