“Ka tri mësime politike”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një ceremoni përpara Monumentit të Pavarësisë në Sofje me rastin e 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. E para është se kur bullgarët bashkohen, asgjë nuk mund t’i ndalojë; e dyta është se disa nga sukseset më të mëdha mund të arrihen pa gjak vetëm me anë të diplomacisë; dhe e treta është se nëse duam të kemi sukses, në vend që të konkurrojmë, mund të punojmë së bashku. “Shpresoj që të gjithë politikanët ta kuptojnë këtë - historia ndërtohet mbi këto mësime, jo mbi mite patriotike”, vuri në dukje ai. Kryeministri tha gjithashtu se të gjitha mësimet do të shfrytëzohen për të vendosur vendin tonë në hartën evropiane.
Në fjalinë e tij Nikollaj Denkov kujtoi se 115 vjet më parë u arrit ëndrra dhe qëllimi më i lartë i rilindësve bullgarë.
Gjatë natës , vranësira nga perëndimi do të çahet dhe do të zvogëlohet, vende-vende deri në mot kryesisht të kthjellët. Në disa zona do të ketë mjegull. Do të jetë pothuajse e qetë në shumicën e rajoneve, vetëm në lindje do të fryjë erë mesatare..
Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet e destinuara për termocentralin e dytë bullgar - "Belene" dhe është e gatshme të paguajë çmimin që ne kërkojmë. Kështu tha ministri i energjetikës Rumen Radev gjatë inspektimit të ndërtimit të lidhjes së gazit..
Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Ukrainën për pajisjen falas të makinave të blinduara të transportit. GERB-SDS, PP-DB, DPS dhe "Ka një popull të tillë" votuan kundër vetos për dhurimin..