Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zhduk një helikopter

Fotoja është ilustruese
Foto: arkiv

Një helikopter privat bujqësor u zhduk në afërsi të fshatit Gërmen, jo shumë larg qytetit Goce Dellçevit. Deri më tani nuk ka asnjë lidhje me pilotin. Makina u mor me qira nga Ndërmarrja Shtetërore Jugperëndimore për të spërkatur pishnajat kundër dëmtuesve.

Sipas kryetarit të komunës së Gërmenit, Feim Isa, piloti u ngrit mëngjesin e sotëm në orën 07:40 nga fshati dhe ishte dashur të ulej në zonën e fshatit Callapica të rajonit të Plovdivit në mesditë. Pjesa tjetër e ekuipazhit u largua me furgon. Më vonë, kolegët e pilotit raportuan se nuk kishin asnjë lidhje me të.

Ndërkohë, u bë e qartë se në Qendrat Emergjente në Goce Dellçev dhe në Bllagoevgrad u dha sinjal për një incident të mundshëm. Ekipet shkuan menjëherë në zonën e Gërmenit, por deri më tani nuk u gjet asnjë helikopter i rrëzuar.

Në kërkim u përfshi edhe një helikopter “Kugar”.



Më shumë nga rubrika

Çdo i treti bullgar e përkufizon veten si evropian

Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar..

botuar më 23-12-04 6.05.PD

Hapet forumi i karrierës “Bulgaria Wants You”

Forumi më i madh i karrierës për bullgarët brenda dhe jashtë vendit - "Karriera dhe jeta - pse në Bullgari?" do të hapet sot, 2 dhjetor, në Varna nga kryetari i bashkisë së qytetit, Bllagomir Kocev. Veprimtaria, e cila është pjesë e platformës për..

botuar më 23-12-02 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në pjesën perëndimore të vendit. Era mesatare jugperëndimore do të vijojë të sjellë ajër të ngrohtë. Në Bullgarinë Lindore dhe në malet do të fryjë erë e furishme dhe e fortë. Temperaturat minimale..

botuar më 23-12-01 7.15.MD