Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave anuloi sekuestrimin për afro 50 milionë leva (25.5 milionë euro) të kompanive të Vasill Bozhkovit

Foto: BGNES

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave anuloi sekuestrime të saj me vlerë 49.6 milionë leva (25.3 milionë euro), të vendosura ndaj kompanive të bosit të lojërave të fatit, Vasill Bozhkov, i cili u vendos në arrest shtëpiak, kundrejt një garancie prej gjysmë milioni leva (256 mijë euro). Vendimi ka të bëjë me 30 kompani – mes tyre Kompanisë me përgjegjësi të kufizuar “Agro Kapital 2009” me një kapital prej 56 milionë leva (28.6 milionë euro), nga të cilat u sekuestruan 44.8 milionë leva (22.9 milionë euro). Sekuestrimet u anuluan në bazë të procedimeve të auditimit të biznesmenit dhe konstatimit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave se nuk u zbuluan detyrime ndaj buxhetit. Pavarësisht kësaj, kapitali i një pjese të madhe të kompanive mbetet i ngrirë nga komisioni kundër korrupsionit për shkak të një procesi penal kundër Vasill Bozhkovit.


Më shumë nga rubrika

Shteti nuk do të lejojë shitjen fiktive të rafinerisë “Lukoil”

Nëse ka një shitje të “Lukoil”, ajo duhet t'i bëhet një pronari të qartë, një investitor strategjik në kompani. Kështu deklaroi ministri i financave Asen Vasilev për Nova TV. Komenti ka të bëjë me informacionin se "Lukoil" po rishqyrton aktivitetet e..

botuar më 23-12-11 11.22.PD

Bullgaria propozon ndërtimin e dy korridoreve të reja të energjisë elektrike

Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike propozon ndërtimin e dy korridoreve të reja energjetike evropiane për të shfrytëzuar sa më efikase energjinë e gjelbër. Projekti u mirëprit nga Organizata e Operatorëve Evropianë të Transmetimit të Energjisë..

botuar më 23-12-11 9.12.PD

Ende nuk ka marrëveshje me Austrinë për Shengenin, negociatat janë në vazhdim

Nuk ka asnjë marrëveshje që Bullgaria të pranojë emigrantë kundrejt pajtimit të Austrisë për të lejuar Bullgarinë në Shengen nga ajri, tha për bTV kryeministri Nikollaj Denkov. “Ne vazhdojmë negociatat. Kjo është pozita e tyre negociuese, jo rezultati..

botuar më 23-12-11 8.49.PD