Patriarku Neofit caktoi priftërinj metropolitanë për të kryer shërbimet e zakonshme në tempullin “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Si deri më tani, besimtarët do të mund të frekuentojnë kriptën dhe të adhurojnë Kryepeshkopin Serafim (Sobolev) dhe të luten për mbështetjen e tij.
Pak ditë më parë, tempulli mbeti i mbyllur pasi tre priftërinj u dëbuan për spiunazh në favor të Rusisë.
Shenjtëria e tij informoi Patriarkun rus Kirill me një letër për veprimet e ndërmarra. Për hapjen e tempullit ai pret ndihmë edhe nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë.
Në mbledhjen e rregullt të sinodit do të diskutohet për çdo çështje tjetër të natyrës laike, juridike dhe administrative në lidhje me kazusin rreth Kishës Ruse, theksohet në njoftim. Sipas informacioneve të BNR, ambasadori bullgar në Moskë Atanas Krëstin u thirr sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në lidhje me rastin e tre përfaqësuesve të dëbuar të Kishës Ruse.
Në një bisedë me përfaqësuesit e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, kryeministri Nikollaj Denkov shprehu gatishmërinë e shtetit për të ndihmuar në rivendosjen e shërbimeve në kishë, nëse kjo është në kompetencat e saj dhe organi drejtues i kishës e konsideron të nevojshme.
Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..
Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..
Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...