Prokuroria Publike Evropiane njoftoi se nën drejtimin e saj policia arrestoi tre persona. 6 lokacione u kontrolluan si pjesë e një hetimi për marrjen e paligjshme të fondeve të BE-së. Nga provat dhe dokumentet e sekuestruara u konstatua se të dyshuarit kanë dhënë informacione të rreme në emër të një tjetri për të marrë financime evropiane. Ata shfrytëzuan persona “me status të ulët socio-ekonomik” si persona zëvendësues për paraqitjen e kërkesave për ndihmë bujqësore, thuhet në njoftim. Kreu i grupit të organizuar kriminal ishte i autorizuar nga imituesit si përfaqësues i tyre para Fondit Shtetëror “Bujqësia” dhe bankave. Kështu i merrte fondet nga BE-ja dhe kishte kontroll të plotë mbi mashtrimin. Punonjës të Fondit “Bujqësia” dhe zyrës rajonale të bujqësisë në Sevlievo janë të dyshuar për bashkëpunim.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..