Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2023

Mot i vranët vende-vende me reshje shiu

Foto: BGNES

Gjatë natës dhe nesër vranësira do të jetë e shpërndarë, kryesisht e theksuar në Bullgarinë Jugore dhe Lindore, ku vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, por në mbrëmje gradualisht do të dobësohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 17°, kurse maksimalet nga 23° deri 28°. Temperatura minimale në Sofje do të jetë rreth 12°, ajo maksimale rreth 23°.

Mbi malet vranësira do të jetë kryesisht e konsiderueshme, por vetëm në male të veçanta në pjesën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 9°.

Në Detin e Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, kryesisht të konsiderueshme në bregdetin jugor, ku do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-25°, afër temperaturës së ujit të detit.


Më shumë nga rubrika

Në Studion e Parë të BNR-së do të dëgjohet muzikë vokale е vjetër

Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë franko-flamandë, spanjollë dhe sllavo-lindorë. Koncerti i tij “De este a oeste” ("Nga Lindja deri..

botuar më 23-12-06 6.05.PD

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, pak më të ulëta do të jenë në veriperëndim, në Sofje - deri në 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në zonat malore..

botuar më 23-12-05 6.15.MD
Ylva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson: Bullgaria dhe Rumania duhet të bëhen pjesë e Shengenit që në vitin 2023

"Nuk heq dorë nga synimi im që Bullgaria dhe Rumania të bëhen pjesë e Shengenit akoma këtë vit, tha komisionerja evropiane për punë të brendshme Ylva Johansson para takimit të sotëm të Këshillit të BE-së, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel,..

botuar më 23-12-05 5.51.MD