Çdo vjeshtë, sopranoja e famshme bullgare Rajna Kabaivanska, e cila jeton prej vitesh në Itali, mbledh të talentuar të rinj të operës nga e gjithë bota në masterclass-in e saj në Universitetin e Ri Bullgar – masterclass-i i parë në Bullgari, i themeluar në vitin 2001. Deri tani, më shumë se 200 interpretues kanë studiuar atje nga Evropa, SHBA-ja, Amerika e Jugut, Australia, Azia dhe Afrika. Edicioni i tij i 23-të është duke u zhvilluar tashmë.
Ky masterclass ofron një mundësi për këngëtarët e rinj të operës të ndeshen me artin dhe përvojën e Rajna Kabaivanska dhe të përmirësojnë teknikën e tyre vokale dhe interpretimin e aktrimit. Pjesëmarrësit përzgjidhen me konkurs dhe më të mirët bëhen pjesë e Koncertit Gala përmbyllës të laureatëve dhe përfshihen në shfaqjet në Teatrin e Operës dhe Baletit të Sofjes. Ata që kanë treguar arritje veçanërisht të larta gjatë orës së mësimit shpërblehen me bursa nga fondi "Rajna Kabaivanska" në Universitetin e Ri Bullgar për studime në Itali.
Rajna Kabaivanska tha për BNR, se këtë vitu regjistruantë rinj nga 19 vende.
“Ka shumë zëra të mirë në botë. Dhe këta këngëtarë të rinj janë shumë të informuar. Sot informacioni është diçka gjeniale, sepse në telefon apo në televizor mund të shohësh gjithë botën, e di çfarë është duke bërë dikush që ndodhetnë veri, në jug, ashtuedhe në perëndim. Kështu edhe masterclass-i im i Sofjes u bë vërtet global. Kam pasur gjithmonë shumë kandidatë, por rregulli im është të mos u krijojë iluzione. Është një karrierë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sepse sot teatri nuk është ai që ishte 50 apo 100 vjet më parë. Teatri është vërtet diçka shumë e veçantë që të jep emocion, që të jep iluzion, që të jep forcë për të jetuar. Kur shkoj në teatër ndihem më mirë. Aty është bota ime. Bota jashtë teatrit nuk është aq e imja sa ajo brenda teatrit. Dhe ka shumë të rinj që duan të jetojnë me këtë iluzion. Sepse opera është gjithashtu një iluzion – një iluzion emocionesh, emocionesh të forta që ende e emocionojnë njerëzimin”.
Tre javë, aq sa zgjat çdo masterclass, nuk mjaftojnë për të bërë një këngëtar – pranon Rajna Kabaivanska. Kjo ndodh pas të paktën dy vitesh punë të palodhur, por shkollat e mira tashmë janë mjaft të vështira për t'u gjetur.
“Më duket sikurjam evetmja nga shkolla e vjetër italiane e kantos”, vijon ajo. – Kështu që këta fëmijë që zgjedh unë, janë fëmijë që kanë talent, që do të kenë të ardhme. Me përvojën time të madhe, sepse jam 88 vjeç dhe kam më shumë se 70 vjet që merrem me këtë biznes (qesh ajo), tashmë e di se kush do ta ketë të ardhme dhe kush jo. Vetëm talenti nuk mjafton. Para së gjithash, duhet shumë punë. Dhe pastaj – inteligjencë. Sot duhet të bëni në skenë atë që pret publiku nga ju. Për t’u futur në rolin, imazhin e atij që interpreton. Kështu që këngëtari duhet të ketë shumë e shumë cilësi”.
Por ajo çfarë përfiton nga kontakti me të rinjtë? Rajna Kabaivanska thotë se emocionohet nga çdo arritje e çdo nxënësi të saj, nga çdo sukses apo performancë.
“Kam pasur lumturinë dhe mundësinë të punoj me muzikantët më të mëdhenj të kohës sime. Unë kam punuar me Maestro Karajan, në Metropolitan, në La Scala, në Paris... Pra, e ruaj gjithë këtë trashëgimi shumë të vlefshme. Dhe dua t'ua jap të rinjve. Sepse i dua të rinjtë. Më japin jetë dhe kur realizohen, për mua është lumturia më e madhe. Dhe të them të drejtën, unë i kam shpërndarë njerëzit e mi pothuajse kudo. Jo të gjithë kanërole të mëdha, por kjo nuk ka rëndësi. Rol i madh apo i vogël, nuk ka rëndësi! E rëndësishme është që të jesh në skenë, të këndosh dhe të shprehësh kush je, qenien tënde. Kjo është lumturia më e madhe.”
Autor: Krasimir Martinov (nga intervista e Daniela Goleminova, programi "Horizont" i BNR)
Përgatiti në ship: Kostandina Bello
Foto: Raina Kabaivanska SchoolPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..