Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Hvojneva dhe kënga e përjetshme “Doli Delju kaçak”

Nadezhda Hvojneva
Foto: YouTube

Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë të dashur popullore bullgare që tingëllon pothuajse në çdo festë bullgare të lidhur me ngjarje historike. Ky është kënga e  famshme “Doli Delju kaçak”,  e cila në vitin 1977 u përfshi në Pllakën e Artë të aparatit hapësinor amerikan "Vojaxhër", si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Në kërkim të qytetërimeve të tjera kënga tingëllon në Kozmos me zërin e këngëtares së madhe bullgare Valja Ballkanska.

Jo më pak me ndikim është interpretimi i kësaj kënge i një tjetër këngëtare e madhe nga krahina folklorike e malit Rodopa - Nadezhda Hvojneva. Një fakt jo aq i njohur  është që regjistrimi i parë profesional i këngës “Doli Delju kaçak” u bë prej saj, në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Vetë kënga u regjistrua nga folkloristë në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Zllatograd në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe në vitet 50-të dhe 60-të versione të shumta të saj u përshkruan gjithashtu edhe në rajonet e qyteteve Ardino dhe Smoljan. Regjistrimi i parë zanor u realizua në Radion Bullgare, interpretuar nga Nadezhda Hvojneva dhe më pas nga Valja Ballkanska.

Nadezhda Hvojneva lindi në vitin 1936. Ajo merrej me muzikë në mënyrë profesionale që nga viti 1956. Ajo realizoi incizime të qindra këngëve nga rajoni i malit Rodopa për fondin e BNR, BNT dhe ish-kompanisë shtetërore të regjistrimit “Ballkanton”. Ajo dha koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës. U nda nga jeta në vitin 2000. Pas vdekjes u shpall “Gruaja e Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik.


Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD