Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi i Gjuhëve në qendër të Sofjes

4
Foto: Facebook / EDLBulgaria

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve (26 Shtator), Kopshti i Qytetit në Sofje mirëpret Panairin e Gjuhëve. Në të do të prezantohen tetëmbëdhjetë gjuhë, njëzet institute kulturore, ambasada dhe institucione që punojnë në fushën e gjuhësisë, kulturës dhe arsimit.


Panairi ofron gjithashtu një program muzikor, tenda informative, biseda, lojëra argëtuese, çmime dhe materiale promovuese. Të gjithë janë të mirëseardhur – individualisht ose si familje, me fëmijë dhe kafshë shtëpiake – thonë organizatorët nga Drejtoria kryesore “Përkthime” e Komisionit Evropian. Qëllimi i festës është të inkurajojë njerëzit e të gjitha moshave të mësojnë gjuhë të huaja dhe të rritet ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësor në Evropë.

Web faqja e lojës online të Ditës Evropiane të Gjuhëve

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook / EDLBulgaria

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: FB / UniArt Gallery

Rembrandt si frymëzim për studentët në Universitetin e Ri Bullgar

Nga data 12 dhjetor deri më 15 shkurt 2024, galeria "UniArt" e kryeqytetit prezanton ekspozitën "Në pasqyrën e Rembrandtit", me riprodhime cilësore të heliogravurave të artistit të famshëm, njoftoi Universiteti i Ri Bullgar. Në ekspozitë marrin pjesë me..

botuar më 23-12-10 9.30.PD

Fillon Panairi Jubilar Ndërkombëtar i Librit në Sofje

“Ne krijojmë histori. Ne po krijojmë një histori”, është motoja e Panairit të 50-të Ndërkombëtar të Librit në Sofje, i cili do të mbahet nga data 5 deri më 10 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në forumin e organizuar nga Shoqata “Libri..

botuar më 23-12-05 6.05.PD
Foto: predizvikatelstva.com

Rikthehet në kryeqytet festivali “Ditët e Sfidave”

Banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund të shikojnë një sërë filmash emocionues kushtuar aventurës, sporteve në natyrë, artit dhe muzikës. Në periudhën 5-7 dhjetor, kinemaja Lumiere pret edicionin e 18-të të festivalit të kryeqytetit për kinemanë..

botuar më 23-12-03 9.30.PD