Pasi në fillim të vitit DIA prezantoi këngën e saj “Më djeg”, tashmë ajo është gati me veprën e saj më të re “Zana”. DIA është pseudonimi krijues i interpretueses së re Dimana Mirçeva, e cila që kur ishte studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje formoi stilin e saj karakteristik si një autor dhe interpretues i vetë-prodhuar - një kombinim i muzikës origjinale të bazuar në folklorin me një tingëllim modern.
Këngën “Zana” ajo përsëri e krijoi në bashkëpunim me Denis Popstoev, i cili e bëri aranzhimin, ndërsa tekstin e krijoi vet DIA. Titulli interesant i këngës së re çon në legjenda përrallore dhe natyrisht shtron pikëpyetje. Lidhur me këtë këngëtarja e re tregon:
“Shumë njerëz më pyetën se çfarë do të thotë një zanë. Është njësoj si shtojzovallja, vetëm në rajone të ndryshme të Bullgarisë quhet ndryshe. Zanat dhe shtojzovallet janë këto krijesa eterike dhe të buta që jetojnë lart në pyjet e maleve, këndojnë vetëm këngë shumë të bukura dhe zërat e tyre dëgjohen kudo. Ata i magjepsin njerëzit me muzikën e tyre, sigurisht që i tërheqin ata. Këto krijesa dinë t’i tërheqin njerëzit drejt tyre, dinë t'i magjepsin me këngët e tyre dhe pikërisht një histori e tillë rikrijohet në këngën “Zana”.”
Videoja e këngës “Zana” u xhiruar gjatë Festivalit të XV Ndërkombëtar të Kostumeve Popullore “Zheravna 2023”, ku DIA ishte e ftuara speciale në finale. Për herë të parë, organizatorët lejuan që një video të xhirohej në këtë mënyrë, duke vulosur prezantimin ekskluziv të këngës para publikut. Për emocionin e fortë gjatë performancës dhe xhirimeve, DIA ndan:
“Ishte një ëndërr për mua të xhiroja një nga këngët e mia në Festivalin e Kostumeve Popullore në Zheravna. Gjithmonë kam menduar se ky është vendi më i përshtatshëm për muzikën time. Dhe pikërisht për këtë më ra në mendjen të xhirojmë videon e këngës “Zana” në këtë vend magjik, në Zheravna, mes gjithë njerëzve të veshur me kostume popullore, edhe unë me veshje të tilla, dhe operatorët gjithashtu me këmisha të qëndisura. Në mesë natë ndodhi gjithë magjia - atëherë mbeten njerëzit më besnikë i folklorit dhe traditës bullgare. Dhe kur dëgjuan për herë të parë “Zana”, sepse nuk e kisha interpretuar kurrë më parë, të gjithë filluan të vallëzojnë me ritmin e vet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..