Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës në protestë parashtruan gjashtë kërkesa

Foto: BGNES

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës në protestë dolën me gjashtë kërkesa për të ndaluar bllokadat

Ata insistojnë për rinegocimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë; për garantimin e funksionimit të termocentraleve me kapacitet të plotë deri në vitin 2038; për zhvillimin e një strategjie energjetike; për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë për konsumatorët vendas; për transparencën e procedurave të investimit; për heqjen e planeve territoriale për konvertimin e zonave me qymyr. Protestuesit kërkuan një takim në Kuvendin Popullor me krerët e grupeve parlamentare dhe deklaruan se vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes me ta do të nisin bisedimet për heqjen e bllokadave.


Më shumë nga rubrika

Maria Gabriel

Të krijojmë një agjendë pozitive, bëri thirrje Maria Gabriel në Shkup

Vazhdoj të përsëris se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë problem dypalësh, tha ministrja e jashtme Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Bullgaria, si anëtare e BE-së, mbron..

botuar më 23-11-30 9.52.PD

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar..

botuar më 23-11-30 9.04.PD

Një hartë digjitale paraqet trashëgiminë etnografike të Bullgarisë

Në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje, sot nga ora 17:00 do të demonstrohet një hartë digjitale interaktive e Bullgarisë, e cila do të prezantojë trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe jomateriale të vendit në mënyrë komplekse dhe sipas rajoneve...

botuar më 23-11-30 6.40.PD