Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 tetorin 2023

Mot me diell

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 8°.

Të enjten do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 24°.

zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas drekës do të bie shi në disa rajone në masivet e Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.

Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë 22°-24°, sa është temperatura e ujit të detit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga personat e lënduara në shpërthimin e depove në Elin Pelin humbi jetën

Ndërroi jetë buri i plagosuri si rezultat i shpërthimeve në magazinat e fishekzjarrëve pranë fshatit Elin Pelin. Sipas prof. Nikollaj Gabrovski nga Spitali “Pirogov”, mjekët bënë gjithçka në  fuqinë e tyre. Ngushëllime për të afërmit. Gjendja e..

botuar më 24-07-26 9.54.PD

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..

botuar më 24-07-26 6.35.PD

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në Fushën e Sofjes u dogjën

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat..

botuar më 24-07-26 12.11.PD