Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikantët e Orkestrës Simfonike të BNR hapin sezonin e tyre të ri krijues

Foto: BNR

Orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap këtë mbrëmje në sallën "Bullgaria" sezonin e radhës krijues. Nën drejtimin e kryedirigjentit të ri Konstantin Ilievski, do të debutojë me koncertin e violinës të Brahms-it, koncertmasteri i parë i Simfonisë së Vjenës, Dalibor Karvaj. Solisti do të luajë në një instrument 330-vjeçar Stradivarius 1694 ex Benece - në pronësi të Bankës Kombëtare Austriake. 

Programi i koncertit përfshin edhe preludin simfonik "Vetmia" nga Panço Vlladigerov dhe simfoninë e nëntë të Dvořák "Nga Bota e Re".

Shfaqja e një vepre bullgare në çdo koncert do të jetë një nga shenjat dalluese të sezonit të ri krijues të Orkestrës Simfonike të BNR.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD