30 minuta larg qendrës së kryeqytetit dhe më saktë në fshatin Ravno Pole të Sofjes, ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve më të mëdha të spave në Evropë, mësojmë nga investor.bg. Resorti i ri do të përbëhet nga 18 pishina me një sipërfaqe totale mbi 4000 m2 dhe me ujë mineral me temperaturë 57.5 gradë si dhe 20 rrëshqitëse uji me gjatësi totale 1.2 km, ndër të cilat do të jetë edhe rrëshqitësja më e lartë në Bullgari. Mysafirët do të ecin në zona të gjelbra të mbjella me mbi 500 palma natyrore të sjella nga destinacione të ndryshme ekzotike.
.
Kompleksi do të ketë një hotel me 5 yje me një qendër luksoze kurative që ofron procedura shërimi me ujë mineral, kripë, baltë, elektroterapi etj., do të ketë gjithashtu ambiente të shumta ngrënieje dhe argëtimi, si dhe kazino. Sipërfaqja totale e ndërtuar do të jetë mbi 52 mijë metra katrorë. Është planifikuar gjithashtu një linjë e rregullt autobusi, e cila do të lidhë Sofjen me atraksionin e ri.
Afati për realizimin e projektit është 3 vjet. Investitorët janë një kompani bullgare me përvojë shumëvjeçare në fushën e shërbimeve turistike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Pas realizimit të projektit, ai do të jetë në top 5-shen e Europës për nga përmasat, parashikojnë ekspertët. Objekti më i afërt i ngjashëm ndodhet aktualisht në Bukuresht.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos...