Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16 nëntor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje.
Nikollaj Majstorov u përkufizua nga piktorit Svetlin Rusev si “ekspresionisti më i madh bashkëkohor bullgar”. Ai ka mbi 40 ekspozita personale në Bullgari dhe mbi 17 jashtë vendit - Gjermani, Holandë, Poloni, Belgjikë, Hungari, Japoni, Portugali etj. Ai u nderua me çmime të shumta. Në vitin 1995 me një artikull të veçantë u përfshi në enciklopedinë botërore të arteve me 34 vëllime “Makmillën”, Londër.
Foto: BGNES, Lidhja e Piktorëve BullgarëPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..