Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët nga Bullgaria zënë vende elitare në një sondazh ndërkombëtar

Foto: EPA/BGNES

22 shkencëtarë nga Universiteti i Sofjes, Akademia Bullgare e Shkencave dhe shkolla të tjera të larta bullgare janë ndër 2% kryesorë të shkencëtarëve më të mirë në botë për vitin 2023, sipas një sondazhi vjetor. Ai grupon studiues në 22 fusha dhe 176 nënfusha. Renditja bazohet në një analizë komplekse për numrin e citimeve - H-indeksi, bashkë-autorësia - Hm-indeksi, citimet e artikujve në pozicione të ndryshme autorësie, etj. Studiuesit bullgarë në renditje janë në konkurrencë me miliona kolegë të tyre nga e gjithë bota.

Renditja e plotë mund të shihet në:

https://elsevier.digitalcommonsdata.com/datasets/btchxktzyw/6


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD