Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së Bullgarisë në Tel Aviv, arriti të sigurojë 57 vende për shtetasit bullgarë në një fluturim të një kompanie ajrore private për datën 11.10.2023. Ndër qytetarët që janë nxjerrë me sukses nga vendi janë 29 turistë, familje me fëmijët e tyre dhe njerëz që gjendeshin në zona veçanërisht të rrezikshme, raste humanitare.
Nëse situata e sigurisë e lejon, mbetet mundësia për të udhëtuar Tel Aviv - Sofje me fluturime të rregullta të Bulgaria Air dhe El Al, si dhe në linjën e trageteve Haifa - Larnaka (Qipro), njofton Ministria jonë e Jashtme.
Me zbatimin e mundësive të përmendura do të ndihmohen praktikisht të gjithë shtetasit bullgarë që kanë aplikuar për qëndrim afatshkurtër në Izrael, si dhe disa raste humanitare.
Ky është fluturimi i tretë për evakuimin e bullgarëve nga Tel Avivi.Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...