Të premten, më 13 tetor, parlamenti do të votojë mosbesimin e qeverisë së kryeministrit Nikollaj Denkov. Këtë e bëri të ditur kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov pas një debati 4 orësh. Sipas rregullores së Kuvendit Popullor, votimi mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas përfundimit të debateve për këtë temë. Për mocionin e mosbesimit janë të domosdoshëm të paktën 121 deputetë në parlamentin tonë prej 240 anëtarësh.
Vota u kërkua nga opozita BSP, “Ka një popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” për “dështimin e qeverisë në sektorin e Energjetikës”.
“Opozita kërkoi votë mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të dështimit në sektorin e energjetikës. I vetmi dështim që pamë sot është në përpjekjet e opozitës për të gënjyer popullin bullgar se po vjen një lloj apokalipsi energjetik”, tha kryeministri. Sipas tij, qeveria dhe Brukseli nuk do të mbyllin termocentralet e qymyrit, ato do të mbyllen nën presionin e tregut të energjisë. Denkov po ashtu theksoi se nuk do të kemi mungesë të energjisë, pasi në mënyrë aktive po punohet për implementimin e një numri kapacitetesh të reja. Deri në vitin 2040, kapaciteti i instaluar në vendin tonë pritet të rritet nga 13 000 MW aktual në 30 000 MW. “Bullgaria e ka shansin të mbetet eksportuese e energjisë në vendet fqinje, nëse dhe vetëm nëse modernizon kapacitetet e saj teknologjike”, tha kryeministri.
Denkov nuk pret që vota e mosbesimit të kalojë.
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..
Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..