Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qarkullimi nga ana greke në pikën kufitare Promahon është i vështirësuar

Foto: BTA-arkiv

Në pikën kryesore kufitare me Greqinë “Promahon” në anën greke është krijuar një radhë automjetesh për shkak të masave të sigurisë të marra nga autoritetet greke, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas përfaqësuesve grekë, është vendosur kontrolli 100 për qind i kufirit për shkak të masave të shtuara të sigurisë.

Më 16 tetor do të ketë një takim koordinues të autoriteteve kufitare bullgare dhe greke për të specifikuar masat për lehtësimin e trafikut.

Në anën bullgare të pikës kufitare “Kullata”, qarkullimi në drejtim të pikës “Promahon” është normal. “Policia Kufitare” rekomandon që ata që udhëtojnë drejt Greqisë, përveç “Promahon” dhe “Makaza”, të përdorin edhe kalimet e tjera përgjatë kufirit bullgaro-grek. I dendur është edhe qarkullimi në dalje përgjatë kufirit bullgaro-rumun.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD