Kryeministri Nikollaj Denkov dhe kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski inauguruan superkompjuterin e ri bullgar “Hemus”. Ai është pjesë e një kompleksi për transformimin digjital dhe llogaritje me produktivitet të lartë në “Qendrën për Arritje Supreme në Informatikë” në Sofje. Projekti prej 10 milionë eurosh është një kompleks që përfshin një sistem të ruajtjes së të dhënave, qendrat lokale të zhvillimit të aplikacioneve, mjetet e digjitalizimit dhe vetë superkompjuterin. Platforma e integruar lejon punën me të gjitha shtresat e ekosistemit kompjuterik. Superkompjuteri do të ndihmojë qindra shkencëtarë bullgarë të jenë konkurrues me kolegët e tyre jashtë vendit. Ky është superkompjuteri i dytë në Bullgari pasi në vitin 2021 filloi të funksionojë “Discoverer” në Sofia Tech Park.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..