Komisioni Evropian mbështeti tarifat e transitit të vendosura nga vendi ynë për gazin natyror rus, të cilin Serbia dhe Hungaria e marrin përmes gazsjellësit Rryma Turke që ndodhet në territorin tonë.
“Ne jemi duke i vlerësuar dhe diskutuar me autoritetet bullgare këto masa të prezantuara së fundmi. Politika e sanksioneve ndaj Rusisë u caktua, u diskutua dhe u miratua në nivel të BE-së dhe ai duhet të mbetet i bashkuar në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha zëdhënësi i KE, Olof Gil.
Vendimi i shtetit për vendosjen e një takse prej 20 leva për megavat orë për importin dhe transitimin e gazit rus u botua të premten e kaluar në Gazetën e Shtetit. Më pas kryeministri Nikollaj Denkov komentoi se Bullgaria ka të drejtë të vendosë tarifë dhe se në këtë mënyrë krijon konkurrencë.
Taksa e transitit për gazin rus nuk do të rrisë çmimin për konsumatorëtQeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..