Badmintonistja më e dekoruar bullgare, Petja Nedellçeva, hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton “Sportal”. Nedellçeva u shpërblye për lojën më të gjatë në një ndeshje zyrtare - 154 goditje. Kjo ndodhi në një ndeshje dyshe për femra më 18 mars 2010 midis Nedellçeva dhe Anastasia Ruskih (Rusi) kundër femrave japoneze Shizuka Matsuo dhe Mami Naito në turneun "Swiss Open" në Bazel (Zvicër).
Petja Nedellçeva përfundoi karrierën e saj sportive para disa vitesh dhe aktualisht është kryetrajnere e kombëtares bullgare. Ajo mori pjesë në tre Olimpiadë verore - në Athinë 2004, në Pekin 2008 dhe në Londër 2012. Petja Nedellçeva fitoi Kupën Evropiane gjashtë herë.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..