Badmintonistja më e dekoruar bullgare, Petja Nedellçeva, hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton “Sportal”. Nedellçeva u shpërblye për lojën më të gjatë në një ndeshje zyrtare - 154 goditje. Kjo ndodhi në një ndeshje dyshe për femra më 18 mars 2010 midis Nedellçeva dhe Anastasia Ruskih (Rusi) kundër femrave japoneze Shizuka Matsuo dhe Mami Naito në turneun "Swiss Open" në Bazel (Zvicër).
Petja Nedellçeva përfundoi karrierën e saj sportive para disa vitesh dhe aktualisht është kryetrajnere e kombëtares bullgare. Ajo mori pjesë në tre Olimpiadë verore - në Athinë 2004, në Pekin 2008 dhe në Londër 2012. Petja Nedellçeva fitoi Kupën Evropiane gjashtë herë.Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA..