Përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë kërcënuan me protesta në ditën e zgjedhjeve lokale - 29 tetor, nëse deri në fund të javës nuk marrin dëmshpërblimet e papaguara për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë. Ato mjete iu premtuan në muajin shtator, për të cilën u nënshkrua një memorandum mes Ministrisë së Bujqësisë dhe blegtorëve dhe bujqve.
Sipas organizatave të degëve, njëqind ferma të mëdha, të cilat janë shtylla kurrizore e industrisë blegtorale bullgare, nuk kanë marrë asnjë qindarkë mbështetje në 10 muajt e fundit. Në këtë kontekst, 50% e qumështit në Bullgari është i importuar dhe i thatë. E njëjta situatë është edhe me mishin, thonë fermerët.
Disa prej tyre kërcënojnë se nëse nuk marrin ndihmë deri në fund të javës, do t'i therin ritualisht kafshët e tyre në rrugë.
“Nuk ka arsye për protesta të blegtorëve, Memorandumi po zbatohet me përpikëri”, theksuan në një njoftim nga Ministria e Bujqësisë. Nga aty njoftuan se pagesa e mjeteve të premtuara kryhet në mënyrë të përshpejtuar. Që nga nënshkrimi i Memorandumit, u paguan 381 633 157 leva (mbi 195 milionë euro).
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..