Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burra të shtetit dhe politikanë po bëjnë thirrje për votim masiv

| rinovuar më 23-10-29 4.23.MD
Foto: arkiv

Pas votimit në Sofje, kryeministri Nikollaj Denkov u bëri thirrje njerëzve që gjithashtu të japin votën e tyre dhe të jenë të sigurt se zgjedhja e tyre do të merret parasysh saktë.

Bashkëkryetari i koalicionit qeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", (PP-DB) Kirill Petkov, tha se është e rëndësishme që njerëzit të votojnë për të zvogëluar "barrën e mashtrimit zgjedhor".

Bashkëkryetari tjetër i PP-DB, Hristo Ivanov, tha se pavarësisht "përpjekjeve të papërgjegjshme për të diskredituar procesin zgjedhor, njerëzit duhet të dalin dhe të votojnë".

Ministri i Financave, Asen Vasilev, nuk mundi të votojë në zgjedhjet lokale në Haskovo për shkak se është hequr nga lista zgjedhore, për shkak të mungesës së qëndrimit jetik 6-mujor në qytet siç e kërkon ligjin.

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se rezultatet e zgjedhjeve lokale nuk duhet ta tronditin qeverinë, sepse Bullgaria do të bjerë sërish në kaos.

Gjëja më e rëndësishme është votimi masiv. Të sigurohet qetësi në ditën e zgjedhjeve. Dhe të jemi të sigurt se çdo bullgar do të marrë respektin e duhur për votën e tij, tha presidenti Rumen Radev.

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha se ajo pret që qeveria të sigurojë një votim normal dhe transparent pas "të gjithë kaosit dhe rrëmujës që ndodhi në ditët e fundit".

Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov votoi në Varna, duke treguar se pretë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga pjesëmarrja e votuesve mund të shoh se vendimi për anulimin e makinerive nuk ka pasur një ndikim të madh - pjesëmarrja është e njëjtë, madje pak më e lartë se zgjedhjet e mëparshme. Kështu u shpreh liderja e BSP-së, Kornelia Ninova, e cila u bëri thirrje njerëzve të votojnë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD