Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një fronti kalimtar të ftohtë atmosferik, moti do të jetë dinamik. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot me vranësira gjatë natës. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshje. Në rajonet lindore dhe paraballkanike do të vazhdojë të fryjë erë e fortë jugore dhe atje temperaturat minimale do të jenë të larta deri në 18°-20° dhe në pjesën tjetër të vendit nga 10° deri në 15° , në Sofje rreth 10°.
Të nesërmen, më 4 nëntor, do të vazhdojë të fryjë erë e fortë jug-jugperëndimore në gjysmën lindore të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të vendit era do të riorientohet përkohësisht nga veriperëndimi dhe temperaturat do të pësojnë rënie. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, vende-vende të konsiderueshme, me bubullima dhe me breshër. Para mesditës do të ketë vranësira të shpërndara mbi Bullgarinë Lindore, e cila pas mesditës do të trashet dhe vende-vende do të ketë edhe reshje. Temperaturat maksimale do të jenë në interval të gjerë: nga 12-13° në rajonet perëndimore deri në 26°-28° në rajonet e Bullgarisë Lindore. Në mbrëmje nga jugperëndimi reshjet do të fillojnë të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, më së voni natën e së dielës në Bullgarinë Verilindore.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje, vende-vende të konsiderueshme, me shtrëngata; mbi 2500 metra do të bjerë borë. Do të fryjë erë e stuhishme jugperëndimore e cila pas mesditës do të zhvendoset përkohësisht nga perëndimi-veriperëndim në zonat e ulëta. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash është rreth 12°, në 2000 metra - rreth 7°.
Përgjatë Detit të Zi në pjesën më të madhe të ditës do të fryjë erë e fortë jug-jugperëndimore, e cila në mbrëmje do të zhvendoset përkohësisht nga perëndimi-veriperëndim. Vranësirat do të jenë të thyera, pas mesditës do të trashen dhe do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-28°. Temperatura e ujit të detit është 17°-19°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..