Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bullgari

| rinovuar më 23-11-05 8.42.MD
Foto: BGNES

Balotazhet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në 91 bashki, 451 komuna, 31 rajone (në Sofje, Plovdiv dhe Varna) përfunduan zyrtarisht më 5 nëntor.

Në Sofje, fituesi është Vasill Terziev (“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Shpëto Sofjen) me 51.4%, e dyta është Vanja Grigorova, e mbështetur nga BSP për Bullgarinë, të Majtën etj. me 44.3%, tregojnë të dhënat nga ora 20.00, sipas të dhënave paraprake të exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partnere e BNR-së në paraqitjen e zgjedhjeve lokale.

34 për qind nga votuesit për GERB/SDS në raundin e parë në Sofje, në raundin e dytë kanë votuar për Vasill Terziev dhe 52% për Vanja Grigorovën, tregojnë gjithashtu të dhënat e exit poll-it të “Gallup”.

Në Plovdiv fiton partia GERB me kandidatin e saj Kostadin Dimitrov, i cili merr 53.1% të votave.

Rezultatet e kandidatëve për kryetar bashkie në Varna dhe Bllagoevgrad janë shumë të afërta. Në perlën tonë të Detit të Zi, Bllagomir Kocev nga PP-DB merr 49,7% kundrejt 44,9% për Ivan Portnih nga GERB, kryetar i bashkisë së Varnës që nga viti 2013, i cili kandidon për një mandat të katërt, dhe në Bllagoevgrad - Metodi Bajkushev (PP -DB) kryeson me një rezultat prej 49.7% ndaj Illko Stojanovit (i pavarur), i cili merr 47.9% të votave.

Deri në orën 18:30 të ditës së balotazhit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë 301 raporte për shkelje të legjislacionit zgjedhor, dhe që nga fillimi i fushatës mbi 2600. Në disa vende kishte probleme me votimin me makina, për shembull shtypja e vetëm një fletëvotimi kur janë shënuar dy vota (për shembull për kryetar bashkie dhe kryetar rajoni).

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U zbulua një kanal për trafikimin e emigrantëve përmes “Rrugës së Ballkanit Perëndimor"

Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes..

botuar më 24-08-20 6.31.MD
Foto: Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë - Akademia Bullgare e Shkencave

Një tërmet i dobët tronditi Sofjen

Një tërmet i dobët është regjistruar në Sofje një minutë para orës 16:00, i cili ka qenë me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në katet e larta të disa lagjeve të kryeqytetit - "Druzhba", "Mlladost", "Studentski Grad" dhe "Malinova..

botuar më 24-08-20 5.32.MD

Prokuroria po shqyrton sinjalin e presionit ndaj Gorica Kozharevës, e nominuar për kryeministre në detyrë

Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një..

botuar më 24-08-20 5.06.MD