Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fytyra e vërtetë e Sirisë - një grua bullgare udhëton e vetme në vendin që është duke u rikuperuar nga lufta

7
Albena Roshkova në qytetin e lashtë të Bosrës Foto: Arkiva personale

Ajo është inxhiniere, jeton në Kozlloduj dhe i pëlqen të udhëtojë. Por kur ajo i tregon të shoqit se ka ndërmend të vizitonjë Sirinë, ai nuk ra dakort që ai ose vajza e tyre ta shoqëronin. Megjithatë, kjo nuk e pengon të realizojë ëndrrën e saj të vjetër. Për një muaj e gjysmë, Allbena Roshkova bën kërkime, arrin të kontaktojë një agjenci turistike lokale, kapërcen pengesat burokratike, përgatit me përpikëri çdo detaj të vogël të udhëtimit dhe një ditë të bukur tetori shkel për herë të parë në tokën siriane. Ajo pritet nga Bashar - një përfaqësues i agjencisë së udhëtimit që e shoqëron gjatë aventurës së saj marramendëse 10-ditore nëpër Siri. Pas luftës shkatërruese 8-vjeçare, vendi po hap gradualisht dyert që e lidhin me botën dhe po rikthen turizmin e tij - thotë bullgarja.

Gjëja e parë që më ra në sy ishte se ata po rindërtonin rrugët e tyre pas luftës. Ato janë në gjendje shumë të mirë sidomos autostradat. Populli na priti me shumë ngrohtësi. U gëzuan shumë kur panë turistë, na njohën nga larg. Të gjithë ndalonin për të folur me ne. Disa nga të moshuarit e kishin vizituar Bullgarinë dhe thoshin "Kam qenë në Sofje", ose në Plovdiv, ose në Burgas... Ata ishin të gëzuaqë po shikonin bullgarë në tokën e tyre. Për momentin po bëhet gjithçka për të rindërtuar vendin pas luftës dhe tërmetit. Pavarësisht shkallës së lartë të inflacionit dhe krizës ekonomike, unë pashë shpresë tek njerëzit. Në qytetin e Homsit, një djalë më tha me një anglishte të përsosur: "Unë nuk dua të largohem nga vendi im, por do të studioj jashtë vendit për të marrë një arsim cilësor dhe do të kthehem për të ndihmuar në rindërtimin e tij". Aty njerëzit dridhen dhe luten që lufta në rajon të mos përhapet. Ata duan që të merret një vendim kardinal dhe të përfundojë ky konflikt, që të mos ketë luftë, sepse e kanë jetuar dhe nuk duan të ndodhë më”, thotë Allbena.

Gjatë udhëtimit të saj, bullgarja arrin të shohë fytyrën e vërtetë të Sirisë, takon shpirtra binjakë, bie në dashuri me kuzhinën vendase dhe viziton disa nga monumentet më emblematike të përfshira në listën e UNESCO-s. Disa prej tyre janë shkatërruar nga Shteti Islamik:

Mbetjet e Palmirës

"Ne pamë atë që kishte mbetur nga harku i triumfit i Palmirës dhe tempulli i Belit. Por Palmira është një qytet i madh antik dhe ka shumë për të parë, siç është Amfiteatri, i cili ka mbetur i paprekur”, thotë Allbena.

Amfiteatri i Palmirës, ​​i paprekur nga lufta dhe tërmetet

Ajo vizitoi Ugaritin e lashtë, ku u zbuluan gjurmët e para të shkrimit dhe pentagrami muzikor, ecën midis rrënojave të Kështjellës së Alepos, të shkatërruar nga tërmeti, e cila aktualisht është duke u restauruar.

Kështjellës së Alepos

Ne vizituam, sado e çuditshme të tingëllojë, më shumë se 20 kisha dhe vetëm një xhami. Kjo është Xhamia Omajade (Emevi) - xhamia qendrore e Damaskut. Dhe në të është tempulli i Gjon Pagëzorit. Besohet se aty mbahet koka e shenjtorit. Kjo është e vetmja xhami në të cilën ka hyrë Papa”, tha Allbena. Dhe pranon se në kishën ortodokse “Shën Takla" e Maaluya - qyteti me komunitetin më të madh të krishterë - një ndodhi "i theu zemrën".

Kisha ortodokse “Shën Takla

“Kishte kaluar orari i punës, ndërsa unë doja shumë të blija ikona për të dashurit e mi pikërisht nga kjo kishë. Por gruaja që mban çelësin e dyqanit është e moshuar dhe nuk i pëlqen të shqetësohet. Kështu që Bashari kërkoi një nga murgeshat që të na ndihmonte. Kjo grua na çoi në dhomën e saj, nxori ikonën e saj personale, të vetmen që kishte, e cila daton në vitin 1736 dhe ma ofroi si dhuratë sepse nuk kishte çfarë të bënte tjetër, gjë që më preku tmerrësisht. Unë qava, sigurisht nuk e pranova dhuratën, por i premtova se do të kthehesha me familjen gjatë orarit të punës për të blerë ikona. Këta janë njerëz që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ty”, e mbyll në këtë mënyrë tregimin e saj Allbena Roshkova.Qyteti antik Apamea në Sirinë veriore

Foto: Allbena Roshkova

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Fëmijët thurin verore në muzeun më të ri në Kazanllëk "Ahinora"

Gjatë fundjavës, të vegjlit nga qyteti i Kazanllëk mund të marrin pjesë në punëtorinë e Veroreve (Martenici), të organizuar nga muzeu më i ri në Kazanllëk "Ahinora", i cili është degë e Galerisë së Arteve të qytetit. Mikpritësit ftojnë të gjithë fëmijët..

botuar më 24-02-24 9.15.PD

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë – po rritet numri i skeptikëve

Kanë kaluar dy vjet nga ai mëngjes shkurti i vitit 2022, i cili ndryshoi jetën në Evropë dhe më gjerë dhe bëri një ridemensionim të marrëdhënieve në një sërë sferash midis Botës dhe Federatës Ruse. Megjithatë, në rreshtat e mëposhtëm, nuk do të..

botuar më 24-02-24 7.30.PD

Pikturat digjitale të një gruaje bullgare u ulën 384 000 km larg Tokës

Dy piktura digjitale të artistes bullgare Sillvija Stratieva zbarkuan në Hënë, të transportuara nga anija kozmike “Odiseu”. Ato janë pjesë e projektit “Kodi i Hënës”, tha ajo për Faktor.bg. Anija kozmike “Odiseu”, e ndërtuar dhe e operuar nga..

botuar më 24-02-23 12.41.MD