Dy luftëra botërore, bombardime, manifestime socialiste me tanke dhe kamionë të rëndë, protesta civile dhe mbi të gjitha - rinovime pa fund... Çfarë kanë përjetuar gurët e verdhë të Sofjes në 116 vitet e fundit! Gurët e verdhë ikonë u shpallën tashmë një vlerë kulturore dhe historike. Ata u importuan nga Austro-Hungaria në vitin 1907. Në dekadën e parë të shekullit të XX-të, rrugët qendrore të kryeqytetit bullgar u mbuluan me ta. I shohim edhe sot përballë Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”, në rajonin e parlamentit, rreth ish-pallatit mbretëror dhe ngjitur me Teatrin Kombëtar.
Por askush nuk prodhon më saktësisht këtë lloj shtruesish. Importet u ndërprenë prej kohësh dhe gurët e bukur të verdhë, për të cilët njerëzit e Sofjes janë kaq krenarë, po rrënohen në mënyrë të pakthyeshme. Përpjekjet për rirregullimin e vazhdueshëm të gurëve të shtrimit dhe zëvendësimi i tyre me të vjetra nuk japin rezultatet e dëshiruara. Para pak kohe simboli i kryeqytetit hyri sërish në lajmet si rezultat i një tjetër riparimi të pasuksesshëm të rinovimit tashmë të përfunduar.
Pas rirregullimit të shtresës para parlamentit, i cili zgjati më shumë se dy muaj, gurët e shtruar “shkëlqyen” në nuanca të ndryshme të së verdhës, gjë që ngjalli pakënaqësinë e banorëve të Sofjes. Sipas zyrës që mbikëqyrte punimet e ndërtimit, arsyeja ishte se gurët në fjalë ishin të kombinuar nga seri të ndryshme prodhimi dhe disa prej tyre ndër vite iu nënshtruan shfrytëzimit më të gjatë se të tjerët.
“Si është e mundur që disa janë shumë të hapura dhe të tjerat shumë të errëta - nuk kam shpjegim” - çuditet Prof. Ljuben Llakov nga Instituti i Metalurgjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Së bashku me kolegët e tij, ai ka vite që kërkon një mënyrë për të prodhuar një analog 100 për qind të pllakave të verdhë 100-vjeçar të Sofjes. Disa kohë më parë, shkencëtarët tanë zbuluan formulën e strukturës së tyre unike kristalore. Tani, megjithatë, ekipi i profesorit e ka perfeksionuar atë dhe tashmë është duke përgatitur një seri pilot me gurë shtrimi të rinj të verdhë për Sofjen.
“Trashëgimia kulturore-historike e më shumë se 100 viteve më parë është një pikë referimi. Aktualisht, e reja është e njëjtë në përbërje, me të njëjtët tregues fiziko-mekanikë dhe të tjerë, pasi përmban të njëjtat faza minerale me origjinalin. Madhësia, vëllimi dhe ngjyra janë të njëjta. Për të mos përmendur që ngjyra origjinale e kalldrëmit të Sofjes është okre, jo e verdha siç jemi mësuar ta përcaktojmë. Për ne shkencëtarët ngjyrat, nuancat janë aq të shumta sa shprehen me numra. Pra, pllakat që kemi krijuar janë identike në ngjyrë me standardet” – është kategorik Prof. Llakov.
Gurët e verdhë të shtrimit të prodhuar nga Akademia Bullgare e Shkencave iu nënshtruan një analize të plotë në Universitetin Teknik në Sofje. “Rezulton se ata janë edhe më rezistente ndaj gomës së thatë dhe të lagësht dhe nuk janë aq të rrëshqitshme sa origjinalet. Me fjalë të tjera, janë të njëjta në ngjyrë, madhësi dhe formë”, thekson Prof. Llakov dhe shtoi:
“Kemi një kontratë me Bashkinë për të prodhuar vetëm një seri pilot prej 250 gurë të verdhë. Afati ynë është deri në Krishtlindje, pasi punojmë në kushte instituti, jo në fabrikë, por i prodhojmë me pajisjet e duhura të kallëpit, përgatitjen e përbërjes sipas recetës, presim, tharje, trajtim termik... Jemi gati të dorëzojmë në kohë seritë pilot, por varet nga Bashkia se kur dhe ku do të vendosen shtruesit tanë të verdhë. Për mendimin tim, Bashkia Metropolitane nuk ka gjasa të investojë në ndërtimin e një fabrike për gurë të verdhë të shtrimit. Këtë duhet ta bëjë biznesi.”
Prof. Llakov madje studioi mundësinë që fabrikat ekzistuese në vendin tonë, p.sh. në Vidin dhe Kazanllëk, të marrin përsipër prodhimin e gurëve të veçantë, në mënyrë që ata të përdoren jo vetëm për rinovimin e shtresës në qendër të Sofjes, por edhe për dekorimin e qyteteve të tjera në Bullgari, e pse jo edhe jashtë?
Shihni më shumë për të kaluarën dhe të tashmen e kryeqytetit tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Instituti i Metalurgjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, BTA, BGNES, BNT
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..