Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në Manhattan po zhvillohen që nga viti 2016. Këtë vit në të garojnë gjithsej 104 notarë nga vende të ndryshme. Çdo fundjavë, 4 pjesëmarrësve u jepet mundësia të përpiqen t’i bëjnë një rreth ishullit, duke notuar. Mes tyre ishte edhe Marin Grigorov, me origjinë nga qyteti Petriç (Bullgari Jugperëndimore).
Kështu Marin vendosi të vinte veten në provë duke u regjistruar për të marrë pjesë në "20 urat".
"Vitin e kaluar kam stërvitur 6 ditë në javë - 5 herë në pishinë, një herë në ujë të hapur. Kam stërvitur çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Dhe një muaj para fillimit, kam notuar 10-12 km në ditë. Sepse kjo është një garë që ndodh një herë në jetë. Ndoshta më stimuloi fakti që nuk e ka bërë asnjë bullgar deri më tani, megjithëse ne, bullgarët, kemi notarë shumë të mirë. Unë nuk jam notar profesionist, e financoj veten dhe e bëj për qejf" - tha Marin para Radio Bullgarisë.
Por fati nuk ishte në anën e tij. Pak para garës, shira të rrëmbyeshëm ranë mbi Nju Jork. Qyteti u përmbyt, ujërat e lumit u derdhen dhe u ndotën edhe më shumë. Megjithatë Marin nuk u dorëzua. Ai notoi vazhdimisht për 8 orë e 20 minuta, duke kaluar ujërat e turbullta të tre lumenjve: East river, Harlem dhe Hudson river - një nga më të mëdhenjtë në SHBA.
"Ky turne rreth Manhattan-it dhe këto 20 ura nuk janë thjesht një garë, por një përvojë e jashtëzakonshme - thotë Marin Grigorov. – Ju mund ta imagjinoni Manhatanin, për mendimin tim ky është qyteti më interesant në botë, dhe në një moment, ju keni mundësi të notoni rreth tij. Dhe ndërsa notoni, kaloni nën 20 ura dhe shikoni të gjitha këto ndërtesa të bukura të larta në anën e ujit."
Por uji ishte i ftohtë, në një nga lumenjtë Marin duhej të notonte kundër rrymës, lodhja ishte vrasëse. “Ky nuk është vetëm një test fizik, por ka edhe dimension psikologjik”, thotë bashkatdhetari ynë. Ai doli nga uji i ngrirë dhe ... 5 kilogramë më i lehtë. Gjëja e parë që bëri ishte ta përqafonte ekipin e ndihmësve që e kishin ndjekur gjatë gjithë kohës nga larg me një varkë, sipas rregullave të garës. Dhe tjetra? Ta valëvisë, në mes të ujërave të Manhattan-it, flamurin bullgar, të cilit i kishte ngjitur edhe stemën e vendlindjes së tij Petriç.
"Që atëherë e ndjeva se sa e ftohtë ishte dhe sa kisha humbur peshë. Por në atë moment për mua nuk kishte fare rëndësi", kujton Marin Grigorov. Tani ai ka një ëndërr të re:
"Të notoj Kanalin е la Manshit nga Anglia deri në Francë, si dhe Ngushticën e Gjibraltarit - nga Spanja deri në Marok. Kam bërë një aplikim për pjesëmarrje dhe e pres miratimin. Nuk është e lehtë, sepse për shumicën e vendeve të tilla ka një periudhë pritjeje më shumë se një vit. Vendet janë të zënë, por unë jam i duruar”, tha Marin Grigorov dhe shtoi se nuk do të hezitonte të valëviste flamurin bullgar sërish kur të vendosë rekordin e radhës.
Shihni më shumë histori frymëzuese të bullgarëve përtej oqeanit:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkivi personal i Marin Grigorovit
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..
Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..