Jo në një periudhë tri ditore, por që dje, “Lukoil” ishte gati të kalonte në naftë tërësisht jo-ruse, me një kapacitet të reduktuar operativ në “Neftohim”, por të mjaftueshëm për të kënaqur vendin me karburante. Kështu deklaroi para gazetarëve Deljan Dobrev, kryetar i Komisionit Parlamentar të Energjetikës dhe deputet nga grupi GERB-SDS. Së bashku me kryetaren e grupit, Desisllava Atanasova, ata u larguan para përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave, ku po diskutohej propozimi për ndalimin e përdorimit të naftës ruse në rafinerinë në Burgas. Në takim u bë e qartë se pavarësisht regjimit të sanksioneve dhe derogimit për të lejuar që karburantet me origjinë ruse të shiten vetëm në vend dhe në Ukrainë, më shumë se 50% e karburanteve të prodhuara të “Lukoil” eksportohen në të gjithë botën.
"Koalicioni Putin është një fakt. Një takim jashtëzakonisht i kotë. Një humbje kohe për ne", tha kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski, i cili gjithashtu u largua nga këshilli para afatit.
Ndalimi i naftës ruse para 1 marsit do të sillte rreziqe të mëdha, deklaroi pas këshillit bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Kirill Petkov. Bëhet fjalë edhe për të hyra tatimore në thesar prej afro 200 milionë euro deri në fund të vitit dhe nga 25 deri në 50 milionë deri në mars, tha Petkov.
Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se Këshilli vendosi të mos zbatojë pezullimin e shpejtë të përdorimit të naftës ruse të kërkuar nga GERB dhe DPS, sepse është e rrezikshme për çmimet dhe furnizimet e karburanteve në vend.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..