Nga data 17 deri më 19 nëntor në kryeqytet mbahet edicioni dimëror i Festivalit SoFest Winter. Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi të dëgjojnë më të mirën e skenës muzikore ballkanike.
Mbrëmjen e parë Vëllezërit Vlladigerov do të prezantojnë albumin e tyre “Vëllezërit e gëzuar”, krijuar në bashkëpunim me motrën e tyre Ekaterina. Në skenë bashkë me vëllezërit Aleksandër Vlladigerovit - trumbetë, flugelhorn dhe Konstantin Vlladigerov - piano, do të qëndrojnë edhe Vasill Haxhigrudev - kontrabas dhe Stojan Jankullov - Stunxhi - vegla me goditje. Muzikantët do të ekzekutojnë vepra me motive ballkanike të rikrijuara me mjetet shprehëse të xhazit modern.
Mbrëmjen e dytë mysafirë në skenën e SoFestWinter do të jetë dueti i njohur maqedonas “Dac dhe Aleksandër”.
Mbrëmja e fundit është e caktuar për një projekt që debutoi pikërisht në këtë forum tri vjet më parë. Balkan Trio B/G bashkon tre muzikantë nga tri vende të ndryshme, të bashkuar nga ideja e rrënjëve dhe kulturës së përbashkët ballkanike. Nga Bullgaria - Teodosij Spasov - fyell dhe vokal, nga Maqedonia e Veriut - Vlatko Stefanovski - kitarë dhe vokal, dhe nga Serbia - Vasill Haxhimanov - tastierë. Ata dëshmojnë se pavarësisht të gjitha ndarjeve, muzika ballkanike është ajo që na jep një identitet dhe një ndjenjë komuniteti. Trioja do të prezantojë kompozimet e tyre origjinale që ndërthurin folklorin vendas me stilet muzikore blues, pop, rok dhe xhaz.
Për rolin bashkues të xhazit Teodosij Spasov thotë:
“Xhazi është ndoshta muzika më demokratiko-liberale dhe pranon një sërë nuancash, fenomenesh, ndikimesh. Është një lojë e mrekullueshme me tema, improvizime dhe këndvështrime të muzikantëve. Është xhazi ai që popullarizon kulturat e tjera kombëtare. Ai shfaqet si lidhja mes muzikës folklorike, pop, klasike, evropiane, indiane, kineze, çfarëdolloj ndikimesh të tjera... Kjo e pasuron xhazin dhe e bën atë një muzikë më interesante dhe më aktuale.”
Valle nga albumi “Nëna e tretë” e kitaristëve Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiç, me pjesëmarrjen e Teodosij Spasov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..