Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri bëhet i gjallë në një natë si kurrë më parë

Foto: Facebook / Theatres Night

Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit".

Më 18 nëntor, për disa orë, jeta merr përmasa artistike në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna, Ruse, Stara Zagora, Pleven, Shumen, Simitli, Bllagoevgrad, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik, Lloveç, Sliven. Eventet nisin që në mëngjes me shfaqje për fëmijët. Kudo, dita e së shtunës do të jetë e mbushur me shumë takime krijuese, shëtitje në prapaskenë, teatër improvizues, shfaqje kërcimi dhe punëtori të ndryshme ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për magjinë e artit teatror.

Një shfaqje online 4-orëshe e titulluar "Nën pushtetin e teatrit, çdo rol është një mbretëri e ndryshme" është një nga pikat kryesore të "Natës së Teatrove" në Sofje dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e eventit në Facebook. Në të, disa nga regjisorët dhe aktorët më të njohur bullgarë do të flasin për punën e tyre me kolegët brenda dhe jashtë skenës, për rolin e imagjinatës, si dhe për aftësinë për të rikrijuar nëpërmjet një teksti dhe një roli disa nga problematikat me të cilat jetojmë dhe ndjenjat me të cilat luftojmë.

Nisma evropiane "Nata e Teatrove" filloi në Kroaci në vitin 2008 duke përfshirë gradualisht Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Sllovakinë, Austrinë, Slloveninë, Finlandën, Bullgarinë, Belgjikën, Serbinë dhe Republikën Çeke. Ideja e saj është të bashkojë njerëzit që e kanë pasion teatrin dhe skenën për të krijuar art cilësor teatror, ​​pa kufij, pa barriera fetare, gjuhësore apo etnike.

"Nata e Teatrove" në Bullgari realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar "Kulturë" në kuadër të "Programit për restaurimin dhe zhvillimin e organizatave private kulturore'22" dhe Ministrisë së Kulturës.

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD

Monumenti i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi do të jetë një qendër bashkuese ndërkombëtare në qytetin spanjoll Malaga

Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..

botuar më 24-04-05 4.55.PD

Ku janë librat e mi të fëmijërisë, më thuaj, o sanduku im i pluhurosur*

“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..

botuar më 24-04-02 7.30.PD