Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Është vendosur një paketë e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë. Në fokus - diamantet ruse dhe ndalimi i eksportit të naftës ruse në BE

Presioni ndaj vendeve që përpiqen të vazhdojnë tregtinë me Rusinë, përfshirë Bullgarinë, po intensifikohet

Foto: Alami/Rojters

Zyrtarët e BE-së finalizojnë "detajet përfundimtare" të paketës së propozuar të 12-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ambicia është që deri në fund të vitit ajo të bëhet fakt, por para kësaj do të diskutohet dhe miratohet nga vendet anëtare. Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, BE ka zbatuar tashmë 11 paketa sanksionesh kundër Moskës, që synojnë të reduktojnë aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën. Pas takimit të fundit të ministrave të jashtëm në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell prezantoi masat kryesore të sanksioneve në paketën e re të 12-të:

Josep Borrell

Kjo paketë do të përfshijë njerëz të rinj në listën e sanksioneve, më shumë ndalime të eksportit, duke përfshirë diamantet, veprime për tkurrjen e tavanit të çmimeve të naftës për të reduktuar të ardhurat nga shitja e saj për Rusinë.”

Në një plan më të përgjithshëm, bëhet e qartë se në paketën e 12 të sanksioneve janë ndalimi i eksportit të naftës së papërpunuar ruse në BE, respektimi i tavanit të furnizimeve të naftës në Rusi deri në 60 dollarë kur bëhet fjalë për furnizimet jashtë BE-së dhe SHBA-së, ndalimi i importit të përçuesve prej gize, bakri, alumini dhe i diamanteve ruse.

Diamantet ruse ishin në sy akoma në paketën e 11-të të sanksioneve. Në mesin e këtij viti, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, njoftoi se tregtia me diamantet ruse do të kufizohej:

Charles Michel

"Do të kufizojmë tregtinë e diamanteve ruse. Po e themi hapur dhe sinqerisht se pse këto sanksione janë të nevojshme dhe të justifikuara. Propaganda ruse është e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe konspiracion. Ne po kundërshtojmë me fakte dhe shifra."

Megjithatë, diamantet ruse dolën nga paketa e 11-të pas kundërshtimit nga vendet kryesore importuese, duke përfshirë Belgjikën, pasi shkëmbimi më i madh i diamanteve në botë është i bazuar në qytetin belg të Antwerpen.

Shqetësimi kryesor është zhvendosja e tregtisë drejt qendrave të tjera. Tom Neys, një zëdhënës i Qendrës Botërore të Diamantit në Antwerpеn, bëri paralajmërime para ekipit të Euronews:

Nëse Bashkimi Evropian vendos të aplikojë ndaliminnë mënyrë të njëanshme, kjo sigurisht që do të ishte shumë dramatike për Antwerpen, sepse do të thotë se pjesa tjetër e botës, e cila nuk interesohet për sanksionet, do të vazhdojë për të tregtuar diamante ruse dhe në fakt ndikimi në ekonominë ruse do të jetë zero”.

Pavarësisht shqetësimeve të industrisë, përfshirja e tregtisë së diamanteve në sanksionet kundër Rusisë u bë e mundur pasi vendet më të zhvilluara të industrializuara të bashkuara në G7 arritën një marrëveshje për të dhe pasi Belgjika hoqi veton e saj.


Rusia është eksportuesi kryesor në botë i gurëve të çmuar. Sipas vlerësimeve të ndryshme, vendi eksporton diamante të papërpunuara me vlerë 4 miliardë dollarë në vit, që është pothuajse një e treta e të gjithë sasisë së tregtuar. Statistikat tregojnë gjithashtu se vendet e G7 blejnë rreth 70% të diamanteve në botë, që do të thotë se miratimi i ndalimit nga G7 mund të ketë një efekt.

Sipas ekspertit ekonomik Martin Vlladimirov i Qendrës për Studimin e Demokracisë, diamantet janë një aspekt shumë i dukshëm i financimit të regjimit të Kremlinit:

Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë vetëm për importin në BE, por edhe për bashkëpunimin me vendet e treta, veçanërisht Indinë dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore, të cilat ndihmojnë në përpunimin dhe lustrimin e diamanteve ruse. Pastaj ato rishiten në Perëndim si mallra jo ruse, si diamante jo ruse, d.m.th. ideja është të ndalohet edhe kjo, që të mos ndodhë si me naftën e papërpunuar - Rusia eksporton naftë në vende të treta, pastaj produktet e gatshme dërgohen në Evropë dhe SHBA. Në fakt, pengesa kryesore është se si të kontrollohet përpunimi i diamanteve në botën e tretë, dmth. në vendet që aktualisht nuk i zbatojnë sanksionet, sepse një pjesë e madhe e diamanteve ruse nuk i shiten drejtpërdrejt BE-së, por përkundrazi arrijnë në BE në mënyrë indirekte”.

Martin Vlladimirov

Diamantet ruse përdoren në industri dhe lidhen drejtpërdrejt me teknologjinë e lartë - në çfarë mënyre do të vuajnë ekonomitë perëndimore, a do të ketë një ndikim të madh mbi to?

Rusia është një nga vendet e mëdha që nxjerr diamante dhe pjesa e tyre në treg është shumë e madhe, por nuk duhet bërë një përgjithësim nga kjo se çmimet e diamanteve do të rriten ndjeshëm, sepse, ndryshe nga mallrat e tjera, ka furnizime alternative, ka mundësi për të rritur prodhimin në vende të tjera të botës dhe më tepër bëhet fjalë për ridrejtimin e fitimeve drejt shteteve të tjera dhe prodhuesve të tjerë. Dhe, po, diamantet përfshihen në procese të ndryshme prodhimi dhe përdoren në teknologjinë e lartë, por nuk mendoj se kjo do të mbulojë një pjesë serioze të mallrave të konsumit dhe investimit, në mënyrë që të ketë efekte negative makroekonomike”.

Komisioni Evropian rekomandon që ndalimi i importit të diamanteve të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Martin Vlladimirov thekson për BNR se gjëja më e rëndësishme në paketën e ardhshme të 12-të të sanksioneve është ndalimi i eksportit të naftës së papërpunuar ruse në BE. Sipas përllogaritjeve të Qendrës për Studimin e Demokracisë, rreth 20% e karburanteve në BE janë ende me origjinë ruse dhe eksportohen pikërisht nga vende të treta që vazhdojnë të përpunojnë naftën ruse. Sipas Vlladimirov, BE-ja përpiqet të mbyllë një pjesë të zbrazëtirave në skemën përkatëse dhe të zvogëlojë ndikimin e vendeve dhe kompanive individuale që përfitojnë dhe vazhdojnë të gjenerojnë fitime të tepërta.

Fatkeqësisht, “ndihmues” të tillë të Kremlinit janë të dyshuarit e njohur në BE dhe jashtë tij. Në Evropë është Greqia, për rastin me diamantet - Belgjika, Qiproja, Austria, Bullgaria, vende të Evropës Qendrore - të gjitha këto janë vende që në njëfarë mënyre përpiqen të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike me Rusinë, kur me sa duket qëllimi përfundimtar i Perëndimit është një ndarje strategjike nga prania ekonomike ruse në Evropë”.

A mund të ketë probleme me paketën e 12-të me radhë të sanksioneve kundër Rusisë dhe si mund të zgjidhen ato?

Problemi më i madh është me naftën e papërpunuar. Shitja e naftës së papërpunuar gjeneron gati 2/3 prej të ardhurave buxhetore të Rusisë për momentin dhe ato janë rritur që nga korriku, kur u shkel tavani içmimeve të naftës së papërpunuar. Rusia arriti të përgatitet për një kalim në një lloj tjetër furnizimi dhe zinxhirë të ndryshëm furnizimi, dhe që nga vera po vëzhgojmë një rritje të mprehtë të çmimit të naftës ruse. Ka mekanizma për të parandaluar këtë rritje të çmimit, një prej tyre është, për shembull, ndalimi i furnizimit me anije dhe me cisterna për kompanitë ruse dhe për kompanitë që transportojnë naftë ruse. Rusia ka shpenzuar më shumë para për cisterna sesa për tanke vitin e kaluar, në mënyrë që të sigurojë një flotë të re me anije mjaft të vjetra dhe në të njëjtën kohë të rrezikshme për mjedisin, me të cilat do të transportonte naftën ruse nëpër botë pa kufizime. Përdoren gjithashtu kompani sigurimesh, legjitimiteti i të cilave, nga pikëpamja e pagesës së dëmshpërblimit në rast aksidentesh, është mjaft i paqartë dhe BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë pikërisht për të detyruar kompanitë e sigurimeve, kompanitë e transportit, ndërmjetësit logjistik të respektojnë tavanin prej 60 dollarësh, duke e bërë alternativën shumë të shtrenjtë dhe duke i vënë të gjitha këto kompani nën sanksione. Pra, ky proces tashmë ka filluar, por është me të vërtetë një tregti gjigante, do të jetë shumë e vështirë të ndalohet plotësisht eksporti i naftës ruse. Realisht mallrat tregtohen me çmim më të lartë, rriten artificialisht kostot e sigurimit dhe transportit, gjë që nuk korrespondon me flukset reale financiare për këto kompani. Kjo mund të ndalet nëse doganat dhe portet vendosin kontrolle shumë të rrepta mbi dokumentacion dhe kërkojnë dokumente për çdo element të vetëm të transaksionit."

Ju parashikuat që paketa e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë do të jetë fakt që nga fillimi i vitit 2024. A mendoni se do të ketë vende anëtare të BE-së që do t'i sfidojnë këto sanksione?

Për momentin në tryezën e bisedimeve janë të gjitha përjashtimet nga sanksionet, ndaj shumë vende do të përpiqen të mbrojnë përjashtimet e tyre, ose siç i quajmë ne derogime. Bëhet fjalë si për Bullgarinë, ashtu edhe për vendet e Evropës Qendrore, të cilat vazhdojnë të importojnë naftë ruse. Kjo temë do të diskutohet, pasi asnjë nga vendet nuk ka marrë në të vërtetë masa për të kufizuar konsumin e naftës ruse, përkundrazi, është rritur konsumi i saj. Por unë mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë se po rritet presioni mbi vendet që po përpiqen të vazhdojnë tregtinë me Rusinë se kjo nuk mund të vazhdojë, dhe mendoj se ky presioni diplomatik tashmë ka efekt”.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto. Alami/Rojters, EPA/BGNES, Pixabay, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD