Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa pritshmëri dhe informacion paraprak, por të kënaqur – rritje e numrit të turistëve në fundjavë në Sofje

Foto: Free Sofia Tour

Turistët e huaj në Sofje janë rritur me 19% që nga koha para krizës së Covid-it, njofton Bashkia e Sofjes. Por ne nuk kemi nevojë për statistika për t'u bindur për interesin në rritje të të huajve për kryeqytetin bullgar - mjafton të ecësh në qendër për të dëgjuar biseda të larmishme në çdo hap. Një pamje e zakonshme janë grupet e mëdha që përshkojnë pjesën historike të qytetit disa herë në ditë, të udhëhequr nga udhërrëfyesit Free Sofia Tour. "Këta janë turistë që vijnë nga të gjitha vendet nga të cilat ka fluturime me kosto të ulët për në Sofje. Janë pikërisht linjat ajrore me buxhet të ulët që nxisin turizmin në qytet, sepse bëhet fjalë kryesisht për turizmin e fundjavës," thotë Tomisllav Rashkov nga Free Sofia Tour.

Cilat janë arsyet pse gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin Sofjen?

“Ky është një destinacion i panjohur për ta, ata nuk kanë shumë pritshmëri kur bëhet fjalë për këtë lloj turizmi afatshkurtër në Sofje. Një nga pyetjet e para që unë u bëj është: "Sa prej jush keni ndonjë informacion apo keni lexuar ndonjë gjë përpara se të vini këtu?" dhe mbi 90% e njerëzve në grup ngrenë supet dhe thonë "Nuk e kemi idenë". Një fenomen interesant është vënë re së fundmi - njerëz që mbërrijnë këtu me të ashtuquajturat "fluturime të befasishme". Ju rezervoni një fluturim për një fundjavë më të gjatë me një çmim relativisht të ulët, por pa e ditur saktësisht se ku do t'ju çojë dhe arrini në një qytet si Sofja, që është një përvojë e papritur. Për këta njerëz, Sofja është një surprizë, një qytet në Evropën Lindore kjo u duket më "ekzotike", më ndryshe nga ajo që ata janë mësuar të shohin në të ashtuquajturat qytete masive të njohura për turizëm", thotë Tomisllav Rashkov.

Miqtë e fundjavës nga Italia, Gjermania, Rumania dhe Turqia janë më të shumtët, vizitat nga Britania e Madhe dhe Greqia po rikthehen, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Jashtme.

Çfarë i bën më shumë përshtypje mysafirëve tanë?

"Së pari, që Sofja është një nga qytetet më të lashta në Evropë, që ka mijëra vjet histori pas saj - këto janë shtresa të ndryshme që janë të dukshme në një mënyrë të kontraste dhe janë të përqendruara në qendër të qytetit historik. Brenda pak hapave mund të flasim për Serdikën e lashtë, për mesjetën, për pakicat dhe kulturat e ndryshme fetare që kanë lënë gjurmë në këtë qytet. Ai vetë ka qenë në udhëkryqin e Perandorisë Romake. Ne fjalë për fjalë "zhytemi" nga një segment historik në tjetrin dhe kërcejnë nga një periudhë në tjetrën brenda 2 orëve dhe kjo mendoj se i magjeps shumë” – shpjegon Tomisllav Rashkov.

Të huajt janë gjithashtu të emocionuar nga historia e Sofjes si kryeqyteti i një vendi me një të kaluar socialiste 45-vjeçare dhe duan të vizitojnë Muzeun e Artit Totalitar. Ata janë të interesuar se ku të hanë ushqime tipike bullgare dhe ku të argëtohen.

Udhëtimet ditore më të njohura nga kryeqyteti janë Manastiri i Rillës, 7 Liqenet e Rillës dhe Plovdiv. Të ftuarit gjithashtu shkojnë në Vitosha. Por këtu ata hasin një problem. “Fatkeqësisht, Vitosha nuk është mjaftueshëm e zhvilluar si destinacion turistik, nuk ka transport publik të mirëorganizuar deri në mal”, thotë Tomisllav Rashkov. Dhe vazhdon:

“Shpesh marrim ankesa që kanë të bëjnë me urbanistikën, d.m.th si të orientohemi dhe të shkojmë nga një vend në tjetrin. Ne kemi 5 lloje të ndryshme tabelash në hapësirën tonë urbane. Disa prej tyre janë vetëm në gjuhën cirilike, të tjera në latinisht, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Kjo është jashtëzakonisht konfuzuese. Gjithashtu, Sofja është një nga qytetet e pakta në Evropë ku këmbësorët duhet të kalojnë nën tokë për të kaluar rrugën dhe makinat kanë përparësi kalimi mbi tokë.

Lexoni më tepër:

Foto: Free Sofia Tour, rilskimanastir.org, Bashkia Plovdiv

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD