Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimri i vonshëm hapi sezonin e skive edhe në malin Vitosha

7
Foto: Facebook / vitoshaski

Sofianasit këto ditë janë tepër të gëzuar për borën dhe kushtet e mira për sporte dimërore në malin Vitosha. Dimri u kthye këtu në fillim të shkurtit me një mbulesë modeste dëbore dhe temperatura të ulëta që lejuan punën e impianteve për borën artificiale. Për momentin disa pista në pjesën e ulët të malit po punojnë. Para pak kohe filloi të funksionojë edhe pista më e njohur “Vitoshko Llalle 1”. Pas reshjeve të fundit të borës, pritet që të funksionojnë edhe pistat e tjera, mësojmë nga Eva Paunova, përfaqësuese e Shoqatës Aksionare “Vitosha Ski”, e cila menaxhon një pjesë të objekteve të skijimit në mal.

“Vitin e kaluar arritëm të fillonim në kohë. Në janar tashmë funksiononte rrëshqitja e natës, pista “Llalleto” dhe shumë objekte të tjera - thotë Paunova. - Në këtë periudhë të vitit, ishin tashmë të hapura pistat në shpatet e sipërme të malit. Vetëm se deri më tani ky dimër ishte shumë i keq për sportet dimërore në Vitosha. Në përgjithësi, bora nuk binte, temperaturat ishin të larta, gjë që vështirësonte gjithçka. Por shpresojmë që tash e tutje sezoni të vazhdojë ashtu siç duhet.”

Mali u gjallërua nga njerëzit. Shpatet e mbuluara me borë janë një magnet për bullgarët, të huajt, skiatorët, snowboarderët, fëmijët me sajë, banorët e Sofjes me qen, turistët që lëvizin nëpër shtigjet e shënuara. “Ata vijnë për të përfituar nga gjithë kjo pasuri natyrore që kemi në afërsi të Sofjes”, thotë Eva Paunova dhe shton:

“Në pjesën e lartë nuk është ende e përshtatshme për të hapur disa nga pistat, por lajmi i mirë është se pista “Vitoshko Llalle 1”, një nga më të gjatat, ku bëhet edhe rrëshqitja e natës, tashmë është e aksesueshme. Kjo pistë është për skiatorë më të avancuar. Shërbehet nga teleferiku “Vitoshko Llalle 1”, me një gjatësi prej 1400 m. Vetë pista është rreth 2 km e gjysmë. Kemi hapur një qendër në natyrë, e cila përveç skijimit ofron edhe shërbime të tjera interesante, si shëtitje turistike me ski etj. Një nga shtigjet më të njohura të tilla është nga qendra e kasolles Aleko deri te maja Çerni Vrëh. Në majë mund të pini një filxhan çaj dhe prej andej mund të zbritni poshtë pistës përsëri në kasollen Aleko. Është një shëtitje e këndshme 2-orëshe dimërore.”

Mënyra më e përshtatshme dhe më e shpejtë për të arritur në shpatet në mal është teleferiku Simeonovo. Vini re se dita e tij e pushimit është e hënë. Shikoni kushtet e motit, sepse në erë të fortë impianti nuk funksionon. Zona e skive pranë kasolles Aleko është gjithashtu e aksesueshme me makinë dhe parkimi është falas. Në kohë të afërt do të hapet parku i dëborës Vitosha, i projektuar për të pasionuarit pas skijimit dhe snowboarding-ut. Parku ka gjithashtu një zonë të veçantë trajnimi për fillestarët, mësojmë nga Eva Paunova:

Parku i dëborës Vitosha ndodhet në zonën Meça Poljana. Aty ka gjithashtu disa impiante, kryesori prej të cilëve është një shteg transporti që lehtëson shumë ngjitjen e skiatorëve dhe snowboarderëve. Parku ka 6 impiante dhe është i orientuar te disiplinat e stilit të lirë dhe është mjaft tërheqës sidomos për të rinjtë.”

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook / vitoshaski

Më shumë nga rubrika

Planetariumi në Burgas tashmë mirëpret mysafirët kureshtarë

Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të..

botuar më 23-05-28 11.15.PD

Shumen, nga ku fillon Bullgaria

„Këtu fillon Bullgaria - pesë gishta në një grusht hekuri. Të lidhur me traditën e lashtë, të skalitura në mars hime dhe përpjekje!” Kështu fillon himni i qytetit të Shumenit, duke kënduar fillimin epik të shtetit bullgar, i themeluar..

botuar më 23-05-21 1.10.MD

Kompleksi turistik “Shën Konstantin dhe Elena” ka 115 vjetorin

Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit,..

botuar më 23-05-21 10.10.PD