Anija cisternë “Central Park” me dy marinarë bullgarë, e cila u rrëmbye dje, 26 nëntor, nga sulmues të armatosur të panjohur në Gjirin e Adenit, tashmë është në vend të sigurt. Anija u lirua pasi një luftanije amerikane iu përgjigj një thirrjeje fatkeqësie, raportuan Reuters dhe Guardian, duke cituar autoritetet amerikane.
Cisterna tregtare është e ngarkuar me acid fosforik, lundron nën flamurin e Liberisë dhe është nën menaxhimin e kompanisë shumëkombëshe të anijeve "Zodiac Maritime" - pjesë e "Zodiac Group" të miliarderit izraelit Eyal Ofer. Supozohet se kjo është arsyeja se pse anija u bë shënjestër e një sërë sulmesh në Jemen lidhur me luftën midis Hamasit dhe Izraelit.
Një javë më parë, rebelët jemenas Houthi kapën një anije mallrash të destinuar për në Izrael në pjesën jugore të Detit të Kuq, kapiteni dhe ndihmësi i tij i parë i së cilës janë shtetas bullgarë.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..