Gjatë natës, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe do të trashohen, ndërsa paradite do të ketë borë vende-vende në rajonet perëndimore. Do të krijohet mjegull në disa vende në ultësira dhe gropa. Temperaturat minimale do të jenë në mes minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 3°. Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, para mesditës në Bullgarinë Perëndimore - prej bore. Do të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndimor, në shumicën e vendeve mesatare, në zonat lindore dhe në veri të maleve e fortë dhe përkohësisht me stuhi. Bashkë me të do të transferohet ajër i ngrohtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të jenë nga 3°-4°, në fusha dhe lugina, deri në 13°-14° në disa vende në Bullgarinë Juglindore dhe në Paraballkanin Qendror, në Sofje rreth 5°.
Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje bore, më të konsiderueshme në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore. Në mbrëmje do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Në disa vende do të ketë reshje shiu, kryesisht pasdite. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë në 11°-13°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 ballë, në mbrëmje në veri të Kepit Kaliakra do të arrijë në 5 ballë.Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..