Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Foto: BGNES

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar mbi Turqinë dhe Greqinë, njoftoi Agjencia TASS, cituar nga BTA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkroi në Telegram se ishte "marrëzi e rrezikshme" vendimi i autoriteteve bullgare të refuzojnë kalimin përmes hapësirës ajrore bullgare nëse ajo është në bord. Zaharova akuzoi Sofjen për shkelje të Konventës së Çikagos të vitit 1944 për Trafikun Ajror duke zbatuar, sipas saj, sanksione të paligjshme të BE-së ndaj saj. Delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën e punës së delegacioneve para takimit të OSBE-së. Llavrov nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antëni Blinken, i cili u nis për një vizitë në Izrael, njoftoi BGNES.

Ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup, nuk planifikon të takohet me Llavrovin. "Llavrov duhet t'i thotë zotërisë së tij se Evropa dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë", tha përfaqësuesi suprem i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Zhosep Borel në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski në Shkup. Borel theksoi se takimi i OSBE-së është një mundësi e mirë që ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov të dëgjojë pse Rusia është dënuar dhe izoluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD