Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë franko-flamandë, spanjollë dhe sllavo-lindorë. Koncerti i tij “De este a oeste” ("Nga Lindja deri në Perëndim") është përzgjedhur për të qenë pjesë e Ditës së Muzikës së Krishtlindjeve të Euroradio dhe do të luhet më 17 dhjetor për dëgjuesit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.
Cantanti DAI MONTI VERDI u themelua në vitin 2017 nga Severin Vasilev dhe kryen vepra kryesisht të shekujve 16 dhe 17. Ansambli, i cili përfshin muzikantë profesionistë me interpretime të shumta solo, dhome dhe korale, bashkëpunon me interpretues të shquar në fushën e muzikës arkaike brenda dhe jashtë vendit.Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..