Nga 15 deri më 17 dhjetor, në qytetin e vjetër të Plovdivit do të mbahet panairi i parë i artizanatit për Krishtlindje. Atelietë e zejtarëve hapin dyert e tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një produkt nën drejtimin e mjeshtërve të talentuar. Në dispozicion janë edhe vepra të autorit, të punuara me shumë dashuri dhe kujdes. Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të udhëtojnë pas në kohë me një sesion fotografik ose një foto në stilin retro. Në rrugën e zanateve, ata do të mund të shijojnë biskotat e Krishtlindjeve me aromë xhenxhefili, të pinë çokollatë të nxehtë, ose verë të zier. Është parashikuar edhe një vizitë familjare falas në studiot e artizanatit, si dhe shfaqje falas të filmave të vjetër. Artistët do të bëjnë demonstrime falas dhe do të flasin për pikturimin e ikonave, gdhendjen në dru, qeramikën e artit, pëlhurat artistike etj.
Për atmosferën festive dhe humorin e mirë të Panairit të Artizanatit është përzgjedhur një program i veçantë muzikor.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaMe afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..