Nata e Krishtlindjes në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Thelbi kryesor i traditave dhe ritualeve të festës është i njohur - është një festë përulësie, mirënjohjeje dhe shprese.
Në këtë ditë, bullgarët mblidhen rreth tryezës tradicionale për të ndarë ngrohtësinë e vatrës së shtëpisë, tryezën rituale, ndjenjën e përkatësisë në ndonjë sakrament të lashtë.
Dhe nëse në shumicën e ditëve të vitit kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në prag të Krishtlindjeve përpiqemi të përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar. Për ritualet bullgare kushtuara Natës së Buzmit mund të lexoni më shumë në botimin “Tradita jonë e lashtë rituale e Krishtlindjeve është ende e gjallë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: akriv
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...