Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Presidenti Rumen Radev uroi që Viti i Ri të jetë i qetë dhe më i begatë se ai i kaluari, i cili, sipas tij, ishte i ndarë mes kreativitetit dhe shqetësimit se shigjetat e historisë po kthehen mbrapa. “Një vit i intensifikimit të konflikteve ushtarake, zhvlerësimit të jetës njerëzore, i krizave dhe pasigurisë ekonomike që preku çdo shtëpi bullgare, i një kolapsi të paprecedentë të besimit ndaj shtetit”, shtoi kreu i shtetit.
“Zhvillimi i Bullgarisë është i pamundur në një atmosferë përçarjeje dhe lufte me simbolet kombëtare dhe kujtesën historike”, deklaroi Rumen Radev. Ai vuri në dukje se ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje "e cila ta forcojë shtetin, sovranitetin dhe ligjshmërinë, ta ruajë paqen dhe ta garantojë sigurinë e çdo qytetari bullgar, ta ngritë arsimin, shkencën dhe kulturën në një prioritet të vërtetë, duke menduar për të nesërmen, për të ardhmen tonë evropiane, për modernizimin dhe rritjen e përshpejtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave”.
Presidenti theksoi se bullgarët në mbarë botën janë të lidhur me “fijen e padukshme të shpirtit bullgar, festat dhe traditat tona kombëtare, flamurin kombëtar, simbol i unitetit dhe sovranitetit tonë, dhe me shpresën për një Bullgari të begatë dhe të denjë”.
Në përfundim, kreu i shtetit uroi që edhe nën shkëlqimin e fishekzjarrëve festivë, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që fëmijët tanë të gjejnë lumturinë në atdheun, i cili t'u garantojë të drejtat dhe t'u hapë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre.Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..