Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari

Le ta bëjmë kështu që fëmijët e Bullgarisë të zbulojnë lumturinë në atdheun e tyre, uroi presidenti

Presidenti Rumen Radev
Foto: Presidenca

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Presidenti Rumen Radev uroi që Viti i Ri të jetë i qetë dhe më i begatë se ai i kaluari, i cili, sipas tij, ishte i ndarë mes kreativitetit dhe shqetësimit se shigjetat e historisë po kthehen mbrapa. “Një vit i intensifikimit të konflikteve ushtarake, zhvlerësimit të jetës njerëzore, i krizave dhe pasigurisë ekonomike që preku çdo shtëpi bullgare, i një kolapsi të paprecedentë të besimit ndaj shtetit”, shtoi kreu i shtetit. 

Zhvillimi i Bullgarisë është i pamundur në një atmosferë përçarjeje dhe lufte me simbolet kombëtare dhe kujtesën historike”, deklaroi Rumen Radev. Ai vuri në dukje se ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje "e cila ta forcojë shtetin, sovranitetin dhe ligjshmërinë, ta ruajë paqen dhe ta garantojë sigurinë e çdo qytetari bullgar, ta ngritë arsimin, shkencën dhe kulturën në një prioritet të vërtetë, duke menduar për të nesërmen, për të ardhmen tonë evropiane, për modernizimin dhe rritjen e përshpejtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave”. 

Presidenti theksoi se bullgarët në mbarë botën janë të lidhur me “fijen e padukshme të shpirtit bullgar, festat dhe traditat tona kombëtare, flamurin kombëtar, simbol i unitetit dhe sovranitetit tonë, dhe me shpresën për një Bullgari të begatë dhe të denjë”. 

Në përfundim, kreu i shtetit uroi që edhe nën shkëlqimin e fishekzjarrëve festivë, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që fëmijët tanë të gjejnë lumturinë në atdheun, i cili t'u garantojë të drejtat dhe t'u hapë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

6240 harabela u numëruan nga vullnetarët në mbarë Bullgarinë

Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..

botuar më 24-04-30 3.51.MD

Gjysma e popullsisë së Bullgarisë jeton në dy nga gjashtë rajonet e vendit

Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..

botuar më 24-04-29 3.52.MD

Çfarë festojmë të Dielën e Dafinave dhe cilat janë vizitat e Zotit në jetën tonë?

“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38) Me këto britma gëzimi, të cilat Kisha i kujton Të Dielën e Dafinave, Jezu Krishti u mirëprit në Jerusalem me shpresën e..

botuar më 24-04-28 5.45.PD