Lufta, vdekja dhe kriza – kjo është frika kryesore e bullgarëve. 28,3 për qind e tyre kanë frikë nga lufta, 23 për qind – nga vdekja dhe pothuajse 1/5 kanë frikë nga një krizë ekonomike apo financiare. Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues i Qendrës Kombëtare për Kërkime Parlamentare nga fundi i vitit 2023.
Personat mbi 59 vjeç janë më së shumti të shqetësuar për fundin e jetës së tyre, shumica e tyre kanë arsim të ulët dhe jetojnë në vendbanime të vogla. Kriza shqetëson bullgarët më të rinj dhe më të vjetër, kryesisht ata të etnisë rome dhe turke. Por shqetësimi për luftën është i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis njerëzve të grupeve të ndryshme sociale dhe demografike. Sipas 69% prej të anketuarve, lufta në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë e Bullgarisë. Për 54%, lufta në Lindjen e Mesme është gjithashtu një kërcënim.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..