Lufta, vdekja dhe kriza – kjo është frika kryesore e bullgarëve. 28,3 për qind e tyre kanë frikë nga lufta, 23 për qind – nga vdekja dhe pothuajse 1/5 kanë frikë nga një krizë ekonomike apo financiare. Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues i Qendrës Kombëtare për Kërkime Parlamentare nga fundi i vitit 2023.
Personat mbi 59 vjeç janë më së shumti të shqetësuar për fundin e jetës së tyre, shumica e tyre kanë arsim të ulët dhe jetojnë në vendbanime të vogla. Kriza shqetëson bullgarët më të rinj dhe më të vjetër, kryesisht ata të etnisë rome dhe turke. Por shqetësimi për luftën është i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis njerëzve të grupeve të ndryshme sociale dhe demografike. Sipas 69% prej të anketuarve, lufta në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë e Bullgarisë. Për 54%, lufta në Lindjen e Mesme është gjithashtu një kërcënim.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..