Ne kemi mbështetjen e Presidencës belge të BE-së për Shengenin. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja Maria Gabriel në Davos në përgjigje të një pyetjeje se çfarë të presim për Shengenin.
“Për mua ishte e rëndësishme që tema e Shengenit të mos mbetej në prapavijë. Po, ne e dimë që tashmë kemi një nga datat, 31 mars. Por të mos harrojmë se kanë thënë se duhet fiksuar një datë për heqjen e kufizimeve në kufijtë tokësorë në vitin 2024. Për mendimin tim kjo do të thotë se këto negociata po ndodhin ende tani. Tani puna aktive dhe intensive duhet të vazhdojë. Kam marrë mbështetje nga kryeministri belg Alexander de Croo për Shengenin”, u përgjigj Gabriel.
Sipas saj, ka edhe një temë tjetër shumë të rëndësishme. "Prioriteti i parë i presidencës belge është shteti i së drejtës, demokracia, lufta kundër korrupsionit. Bullgaria duhet të vazhdojë në këtë drejtim", theksoi zëevdëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel.
Më shumë hollësi për takimin në Davos mund të lexoni këtu:
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..